Çfarë ofron më tepër BetSoft
1. Krijimin e llojeve të reja basteve nëpërmjet programit.
Nëpërmjet një procedure të përcaktuar krijohet mundesia për të shtuar lloje të reja bastesh, të cilat njihen me emrin rubrika.
Çdo rubrike përcaktohet nëse luhet handikap ose jo. Të gjitha llojet e rubrikave që mund të shtohen ndahen në 3 paketa:
a) Paketa Normale
Paketa NORMALE përmban të gjitha rubrikat, rezultati i të cilave varet nga rezultati final ose rezultati i një pjese të ndeshjes. Psh: Rezultat Final, Nr, golash, Dopio Shans, Rezultati Pjesa1/ Pjesa 2, Rezultat i sakt;, etj.
b) Paketa Te tjera (Speciale)
Paketa SPECIALE përmban të gjitha rubrikat, rezultati i te cilave nuk varet nga rezultati final i ndeshjes, por kërkon një hedhje shtesë rezultati. Psh: Shenon gol i pari, Merr karton i pari, Nis topin e parë, Numri i kartonave, etj.
c) Paketa Live
Paketa LIVE përmban te gjitha rubrikat, rezultati i të cilave mund të filloje dhe përfundoje brenda një intervali të ndëshjes. Psh: Shenon golin e rradhës, Merr kartonin e rradhës, Gjuan kornen e rradhës, etj.
2. Skedinë e hapur
Nënkupton evitimin e përdorimit te raundeve si proces ndarjeje. Në çdo moment është i mundshëm shtimi i kuotave të reja ose korrigjimi i kuotave ekzistuese pa qenë nevoja që ato të thirren duke iu referuar një date.
Cdo ndeshje ka 3 gjendje: a) e hapur, b) e mbyllur, c) e perfunduar
3. Kufizime dinamike specifike dhe në grup
Kufizimet janë të përcaktueshme dhe veprojnë si në mënyrë specifike ashtu edhe në grup. P.sh. nëse në lojën REZULTAT FINAL numri minimum i ndeshjeve të lejuara për tu luajtur në një biletë është 1, atëherë kufizimi do të bëjë të mundur që në sporte të caktuara, në evenimente të caktuara brenda një sporti, në ndeshje të caktuara brenda këtyre evenimenteve, të vendosen kufizime me një numër sërish variabël (p.sh 2, 3, 4 etj).
Programi jep mundësinë e vendosjes së kufizimit njëherësh në të gjithë kategorinë “lloji i sportit”, në të gjitha ndeshjet e kategorisë “lloji i evenimentit” apo edhe për ndeshje të vecanta brenda një evenimenti (lige).
Kushtet jane te kombinueshme me njeri-tjetrin dhe bileta mund te vendoset vetem ne se te gjitha kushtet (ne rastin e kombinimeve) plotesohen.
4. Handikap dhe handikap aziatik
Basti i llojit handikap vendost si opsion per cdo lloj rubrike. Ai mund te vendoset jo vetem per rezultatin final, por edhe per cdo lloj tjeter basti ose sporti te krijuar ne program.
5. Bastet “Live”
BetSoft menaxhon ne menyre dinamike bastet “live”. Ato krijohen si pakete me vete dhe mund te perfshijne cdo lloj sporti dhe cdo lloj menyre te vendosjes se bastit. Bastet “Live” monitorohen “Live” nepermjet supervizoreve, te cilet autorizojne ose refuzojne ne cast vendosjen e bastit. Gjate intervalit kohor te pritjes se autorizimit basti qendron ne gjendje pritjeje. Kjo zgjat per nje kohe te cilen mund ta percaktoni ne program. Nese kjo kohe kalon dhe basti nuk eshte miratuar ai konsiderohet i refuzuar. Gjithashtu supervizori mund te negocioje “live” per bastin duke ndryshuar shumen e vendosur dhe duke pritur pergjigjen e klientit.
Kuotat e basteve “live” mund te ndryshohen ne cast. Hedhja e rezultateve per bastet “live” eshte speifike per cdo rubrike.
6. Kode te ndryshme per te njejten ndeshje
Ne rastin e lojrave speciale eshte e nevojshme krijimi i kodeve te reja specifike per lojra te ndryshme brenda te njejtes ndeshje. Ky kod nuk varet nga kodi standart qe ka ndeshja.
Kerkesat teknike
Betsoft funksionon ne platformen e meposhtme (te dhenat teknike minimale)
Serveri
a) CPU Pentium IV 2 GHz
b) RAM 512 MB
c) Windows 2003 Server Standart Edition
d) SQL Server 2000
e) IIS, ASP.NET
f) Internet Explorer 6.0
g) Lidhje me internetin me IP reale
h) Bandwidth up/down 512 kbit/sec
Klienti
a) CPU Pentium III 1 Ghz
b) RAM 128 MB
c) Windows XP
d) Internet Explorer 6.0
e) Lidhje me internetin 64 kbit/sec (shared)
f) Modem dhe linje telefonike (ne rast se nuk ka lidhje
permanente)
Funksionet e programit dhe moduleve
Per te ofruar nje fleksibilitet sa me te madh, BetSoft eshte i ndare ne module te vecanta, ku secili prej tyre operon ne nje fushe te caktuar. Cdo kompani mund te zgjedhe modulet qe i ka te nevojshme, duke mos blere pjese te cilat nuk i nevojiten.
Pjesa e detyrueshme
Programi i administrimit
Realizon administrimin e te gjithe sistemit. Krijon rubrikat (llojet e basteve) dhe sporteve, menaxhon klientet dhe supervizoret, hedh koeficientet dhe rezultatet, kontrollon skedinat, krijon ose shfaq raporte te ndryshme statistikore dhe financiare ne kohe reale, vendos kufizime per bastet.
Programi i administrimit instalohet ne nje kompjuter te mbrojtur me fjalekalim.
Programi Klient
Realizon vendosjen e basteve si dhe marrjen e informacionit. Gjithashtu programi Klient gjeneron edhe disa raporte financiare te kufizuara vetem per klientin perkates
Programi Klient (Web)
Te njejtat funksione me programin Klient standart. Mund te perdoret kur serveri eshte ne largesi, lidhja me serverin nuk eshte e qendrueshme, ose programi eshte vendosur ne dedicated server ne internet.
Pjesa opsionale
Paketa Hadikap dhe Handikap aziatik
Krijon mundesine e shtimit te opsionit hadikap per [do lloj rubrike (basti)
Paketa “Live”
Krijon mundesinë e vendosjes së basteve “Live”. Paketa “Live” krijohet si paketë më vete dhe mund të përfshijë
çdo lloj sporti dhe çdo lloj mënyre të vendosjes së bastit. Bastet “Live” monitorohen “Live” nëpërmjet supervizoreve.
VideoProjektori (Teletekst)
Krijon mundesine e publikimit te kuotave “Live” ose të kuotave të tjera nëpërmjet një videoprojektori. E përshtatshme për sallonet.
Suporti
1. Trajnimi
ARIO ofron trajnimin për një periudhë 2 javore për stafin e kompanisë.
2. Suport OnLine
Në faqen e internetit www.ariosolutions.com ju mund të gjeni informacionet e fundit mbi BetSoft, të kërkoni suport online, të verifikoni ndryshimet që kanë ardhur bashkë me versionin e fundit, ose të lexoni materialet ndihmëse që gjenden në faqe.
3. Upgrade falas
Për një periudhe 1 vjecare kompania përfiton falas të gjitha versionet e reja të programit të cilat prodhohen nga ARIO
4. Suporti teknik
Ofrohet falas për një periudhe 1 mujore.
Përgjegjësia
Pas periudhes se testimit Ario mban pergjegjesi per gabimet ne program kur keto nuk vijne si pasoje e:
a) Keqpërdorimit të programit
b) Humbjes së fshehtësise së të dhënave
c) Gabimeve të operatoreve
d) Defekteve në infrastrukturen teknike të rrjetit ose internetit
e) Defekteve hardware të kompjuterave
f) Keqfunksionimit të programeve Windows ose SQL Server
g) Mos rifreskimit me “patch” të Windows ose SQL Server