Rreth Nesh

ARIO sh.p.k. është themeluar në vitin 2004 nga një grup profesionistesh me eksperiencë në fushën e ndërtimit të aplikimeve kompjuterike specifike, ndërtimin e rrjeteve dhe shërbimeve klient-server, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit, si dhe prezantimeve interaktive. Sot ARIO është lider në tregun shqiptar, duke konkuruar edhe me kompani të huaja nga më prestigjozet. Klientë të ARIO-së janë shumë nga kompanitë më të mëdha shqiptare, por edhe institucione shtetërore, fondacione e shoqata humanitare.

Synimi kryesor i ARIO është lehtësimi i punës për përdoruesin e thjeshtë. Kjo realizohet nëpërmjet ndërfaqeve tërësisht në gjuhën shqipe. Programet e ARIO janë të përdorshme edhe për ato persona që nuk kanë asnjë lloj kualifikimi në fushen e kompjuterave. Ne ofrojme instalime specifike të sistemeve operative (Windows XP, Vista, 7, Server), duke lehtësuar, si punën e operatoreve, ashtu edhe të mirëmbajtësave të rrjetave apo kompjuterave.

Faqet e internetit të krijuara nga ARIO janë thuajse të vetmet, që janë të rifreskuara dhe plotësuara në rrjetin e faqeve shqiptare në internet. Kjo është pasojë e teknologjisë së avancuar, e cila lehtëson ndjeshëm rifreskimin e tyre, duke lejuar që edhe përdoruesi me i thjeshtë i nje PC, të arrijë të mirëmbaje dhe rifreskoje një faqe interneti.

Me 99.9% në gjendje pune, ARIO ofron një nga shërbimet më të kualifikuara të hostimit të faqeve të internetit, duke qënë të besueshme si për institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar, ashtu edhe për kompanitë më të mëdha të biznesit e medias.

Një nga sukeset e ARIO është siguria dhe stabiliteti, si të programeve të ndërtuara prej nesh, ashtu edhe të faqeve të internetit. Rrjetet e ndërtuara nga ARIO plotësojnë të gjitha standartet ndërkombëtare të masave të sigurisë. Ne jemi krenar për faktin se asnjë prej produkteve tona nuk ka hasur probleme në fushën e sigurisë.

Dalja në tregun ndërkombëtar të programeve është një nga synimet që i përket së ardhmes. Stafi ynë është tërësisht i përgatitur për këtë sfide, krejtesisht të panjohur më parë për kompanitë shqiptare të kesaj fushe.

Lajmet e Fundit

Faqja e re

Faqja e re e ARIO Solutions tashme online.

29/07/2011 | Më Shumë